Loreta Caka: Dhu*a nuk sjelll drejtësi, nevojitet ndërgjegjësim
Pas ngjarjes tronditëse të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, psikologia Loreta Caka, e ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News me gazetaren Sonila Musai, theksoi rëndësinë e fushatave ndërgjegjësuese për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
"Duhet të ndërmerren fushata ndërgjegjësuese, sepse ajo që ka rëndësi është që drejtësia funksionon," – u shpreh Caka.
Ajo shtoi se personat që sulmojnë apo kërcënojnë institucionet e shtetit dhe përfaqësuesit e tij nuk duhet të përshkruhen si ata që “ja hedhin paq”, por duhet t’u tregohet shoqërisë se këta individë duhet të marrin dënimin e merituar.
"Njerëz të tillë nuk mund të kërcënojnë shtetin.
Është e rëndësishme që drejtësia të tregojë se funksionon dhe se secili që tenton të shkelë ligjin do të përballet me pasoja," – tha psikologia.
