Daçiç: Serbia europiane kushtëzohet nga zgjedhjet në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, tha sot se në fillim të gushtit është afati për regjistrimin e listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, dhe se në qoftë se nuk ka qasje konstruktive për këtë mund të dështojë jo vetëm marrëveshja e Brukselit, por edhe rruga evropiane e Serbisë.Në një konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë, ai tha se më 24 korrik në Bruksel do të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherin Ashton, si dhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, për të biseduar për telekomunikacionin dhe energjetikën, si dhe zgjedhjet lokale në Kosovë.