Kontrabandë bagëtish Shqipëri-Maqedoni, 15 në pranga
Mbi 15 persona, përfshirë edhe zyrtarë policie të Maqedonisë u arrestuan për përfshirje në rrjetin e kontrabandimit të bagëtive.Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski deklaroi se operacioni i zbulimit të këtij rrjeti dhe të autorëve të përfshirë po vazhdon në qytetet e Dibrës, Kërçovës dhe Strugës, ndërsa bëhet fjalë për një hetim të nisur që nga viti 2011.“MPB deri tani ka evidentuar mbi 2 mijë kokë bagëti që në mënyrë ilegale ishin kontrabanduar nga Maqedonia në Shqipëri. Nga ky krim i organizuar persona e përfshirë kanë përfituar disa miliona euro”, deklaroi zëdhënësi Kotevski, duke shtuar se në mesin e rrjetit të organizatorëve ishin përfshirë edhe zyrtarë policie të policisë kufitare, sidomos edhe komandant të policisë kufitare.MPB theksoi se në rrjetin e kontrabanduesve ishin përfshirë persona nga Maqedonia dhe Shqipëria. Janë kryer bastisje nëpër disa shtëpi dhe ferma, ku janë gjetur para, armë dhe municione. MPB theksoi se nesër do të jap hollësi lidhur me këtë operacion të zhvilluar në pjesën perëndimore të vendit.