SI RA AVOKATI NË “RRJETËN” E SPAK-ut? Logu u denoncua nga një i arrestuar italian për mashtrim. I premtoi lirimin kundrejt 8 mijë eurove
Avokati Besart Logu, është arrestuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pasi i ka premtuar një klientit të vet se kundrejt 8 mijë eurove do ndërhynte tek një gjyqtar dhe prokuror i Tiranës, për ta liruar nga burgu.
Klienti ishte arrestuar nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mashtrimit financiar përmes skemave të rimbursimit të TVSH”.
Për ndryshimin e masës së sigurisë, Logu ka premtuar ndërhyrjen tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes me shpresën e ndryshimit të masës së sigurisë.
SPAK-u ka ndjekur rastin në dinamikë, në pritje të ndryshimit të masës të personit të arrestuar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Madje, prokurori i Tiranës ka çuar dosjen në ngarkim të klientit të Besart Logut, në gjykatë duke e marrë të pandehur atë për akuzën e mashtrimit financiar përmes skemës se rimbursimit të TVSH-së.
Nga ana tjetër SPAK, mëngjesin e sotëm ka urdhëruar arestimin e avokatit Logu, për akuzën e Ushtrimit të paligjshëm ndaj gjyqtarit dhe avokatit.
Logu u denoncua nga një italian, që është arrestuar për mashtrim me TVSH. Çështja ka qenë e regjistruar fillimisht në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe më pas u transferua në Tiranë.

