"Duhet të jepet ndëshkimi i ashpër i ligjit"/ At*ntati në Shkodër, Beci: Kam kontaktuar ministrin e Brendshëm dhe strukturat kundër kr*mit
Kryebashkiaku i Shkodrës ka reaguar lidhur me atentatit e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Beci shprehu tronditjen për ngjarjen dhe kërkoi ndëshkim të ashpër ligjor për autorët.
Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se ka kontaktuar edhe me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin.
Postimi i Becit:
Të dashur qytetarë, Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë.
Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.
Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.
