Hima: Klasa e parë, sfidë dhe përgjegjësi e dyfishtë për mësuesin

E ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, mësuesja Irma Hima theksoi se klasa e parë është një sfidë e veçantë, ku mësuesi luan një rol të dyfishtë, duke u kujdesur jo vetëm për procesin mësimor, por edhe për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve gjatë gjithë kohës që ata ndodhen në shkollë.

" Klasa e parë është shumë e vështirë si për mësuesin dhe për fëmijët. Në qoftë se duhet vlerësuar arsimi duhet të jenë mësuesit e klasave të para.

Klasa e parë është sfidë më vete.

Mësuesi ka qenë dhe vazhdon të jetë prind i dytë sepse ne ato fëmijë i shikojmë si fëmijët tanë, nuk i shikojmë që bëjmë atë mësimin dhe ikim.

Ne kujdesemi që tek hyrja, tek shkallët që mos të vriten, gjatë orës së mësimit, kur shkojnë në tualet, i shikojmë gjatë procesit mësimor. Gjatë gjithë kohës ne jo vetëm që jemi mësues për procesin mësimor por jemi dhe një prind i dytë", u shpreh Hima.