Mertenika: Inteligjenca artificiale po revolucionon arsimin, por sjell edhe rreziqe

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, inxhinieri biomjekësor Ermand Mertenika vuri në dukje se teknologjia dhe inteligjenca artificiale po ndihmojnë në proceset e punës dhe mësimdhënies, duke e bërë jetën më të thjeshtë, por paralelisht mund të keqpërdoren nga studentët dhe gjimnazistët.

" Mendoj që teknologja dhe inteligjenca artificiale është kthyer shkoll më vete, suportive për të tjerët.

Ky instrument i AI po na e bën jetën më të thjeshtë. Mendoj se dhe dembelizmi është pjesë se sa më shumë zhvillohet teknologjia aq më shumë rritet dembelizmi.

Ka që dhe mund të keqpërdoret nga të rinjtë ose tek gjimnazistët.

Nëse 10 apo 20 maturantë do të bënin një ese e të gjithë i shkruajnë "Chatgpt", dhe imagjio 20 gjimnazistët të kenë ese të njëjta. 

Teknologjia dhe AI po na ndihmon në proceset e punës gjithashtu dhe në arsim. Mënyra didaktike e dhënies së mësimit nga pedagogët apo mësuesit gjithashtu edhe perceptimi i mësimit nga studentët është në një epokë të re", u shpreh Ermand Mertenika.