VIDEO/ Vr*u dy persona dhe pl*gosi dy të tjerë në mes të Shkodrës, ja pamjet e arrestimit n’Zall t’Kirit të autorit të atentatit

"Ora News" ka siguruar pamjet e arrestimit të autorit të atentatit të ndodhur pak më parë në Shkodër, ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Në pamje, duket ndjekja e tij nga efektivët, ndërkohë që është kapur dhe momenti kur autori Rakip Gila është prangosur, pas një ndjekjeje të gjatë në shinat e trenit e më pas në atë që njihet si Zalli i Kirit.

Rakip Gila, nuk është një emër i panjohur për Policinë. Në vitin 2023, ai ishte arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, pasi në banesën e tij u zbulua një bazë e pajisur me mjete të përdorura zakonisht nga grupet kriminale.

VIDEO/ Vr*u dy persona dhe pl*gosi dy të tjerë në mes të

Në atë kohë, policia kishte ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit (atëherë) Rakip Gila, ku u gjetën dhe sekuestruan 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, një kokore metalike, një armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme. Gjithashtu, u kap dhe një sasi e lëndës narkotike që dyshohet të ketë qenë kanabis.

Për këtë rast, Gila u procedua për disa vepra penale, përfshirë “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

MASAKRA NË SHKODËR, 8 SHTATOR 2025

VIKTIMAT

Armando Pali - Punonjës i IMT

Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç

TË PLAGOSUR 

Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, - vëllai i Denis Brajoviç

Meri Kaceri, 25 vjeçe

AUTORI 

Ragip Gila