ME PAMJE/ Operacion antidr*gë në Elbasan, raportohet për 40 persona të arrestuar, sekuestrohen sende të paligjshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shtator 2025, 09:11
Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në qarkun e Elbasanit, ku raportohet se 40 persona janë vënë në pranga.
Forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, ku sipas informacioneve jo zyrtare janë sekuestruar armë zjarri dhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Bëhet po ashtu me dije se aksioni është zhvilluar në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cerrik, Belsh dhe Elbasan. Pritet një njoftim zyrtar i policisë lidhur me operacionin dhe numrin e saktë të personave të arrestuar.
