Dita e parë e shkollës/ Pushi: Sfidat që sjell turni i dytë për organizimin e ditës së prindërve

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2025-2026, prindët po përballen me sfida të reja në organizimin e ditës së tyre, veçanërisht për shkak të turnit të dytë në shkolla, siç tregoi në një lidhje të drejtpërdrejtë Etleva Pushi, e cila çon sot fëmijën e saj në shkollë.

" Turni i dytë krijon vështirësi për organizimin e ditës për ne prindërit. Po pres të shoh librat e vjetër që do të marrim sot në shkollë. Nëse janë të përdorshëm lehtësisht do të vazhdojmë me to, nëse jo do të blejmë të rinj.

Për familje me rroga mesatare, me rroga të ulëta është goxha kosto. Për familje me të ardhura mbi mesatare, të çuarit fëmijët në një shkollë publike nuk është ndonjë kosto e madhe me thënë të drejtën", tha ndër të tjera Pushi.