EMRI/ Vr*u 1 person dhe pl*gosi 3 të tjerë, identifikohet dhe arrestohet autori i atentatit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka realizuar arrestimin e shtetasit Rakip Gila, rreth 28 vjeç, si autori i dyshuar i atentatit të rëndë me armë zjarri të ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.

Nga sulmi me breshëri kallashnikovi humbi jetën Armando Pali, ndërsa mbeti i plagosur Erogen Vaso dhe dy persona të tjerë.

VIKTIMA

EMRI/ Vr*u 1 person dhe pl*gosi 3 të tjerë, identifikohet dhe

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Rakip Gila është ndaluar pas një operacioni të shpejtë policor dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje lidhur me motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

Rakip Gila nga Fushë-Kuqe e Laçit, me precedent penal në mbajtjen e armëve pa leje.

"Në vitin 2023 në kuadër të operacionit policor “Imazhi fals”, është ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit Ragip Gila, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë anti-plumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis", raporton gazetari Elton Qyno.

Armando Pali, viktima e atentatit ishte punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak.

Ndërkohë, mësohet se të plagosur kanë mbetur edhe një grua, si dhe kamarieri i lokalit, të cilët duket se janë komplet të pafajshëm në këtë ngjarje dhe plumbat i kanë kapur rastësisht.

Erogen Vaso alias Brajoviç, është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç, është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Njihet gjithashtu redhe për lidhjet e tij me politikën.

Ai qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule.

Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autoëve.

Kjo është e disata vrasje që ndodh në pak ditë në Shkodër, ku mbrëmjen e 4 shtatorit u ekzektutua 34-vjeçari Kristian Kola. Ndërkohë, më 28 Gusht u ekzektua Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e 28 Gushtit në fshatin Abat të Shalës.