FOTO-LAJMI/ Ja kush është njeriu që u mori jetën dy personave në Shkodër dhe la të pl*gosur dy të tjerë, policia zbardh dinamikën: Gila hapi zjarr në ...

Policia e Shtetit ka publikuar informacionin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në qytetin e Shkodrës, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 08:50, shtetasi Rakip Gila dyshohet se ka qëlluar me armë automatike në drejtim të disa personave, duke shkaktuar një bilanc tragjik: dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Viktima e parë, Armando Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërroi jetë në vendngjarje. Viktima e dytë, Liridon Kraja, 31 vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Lushi, ndërroi jetë më vonë në Spitalin Rajonal të Shkodrës si pasojë e plagëve të rënda.

FOTO-LAJMI/ Ja kush është njeriu që u mori jetën dy
Rakip Gila

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso, 43 vjeç, i njohur gjithashtu me mbiemrin Bajroviç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe një 25-vjeçare me inicialet M. K., e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas të shtënave, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash, efektivët kanë bërë të mundur arrestimin e Rakip Gilës dhe sekuestrimin e armës së krimit, një armë automatike.

NJOFTIMI I POLICISE

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MASAKRA NË SHKODËR, 8 SHTATOR 2025

VIKTIMAT

Armando Pali - Punonjës i IMT

Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç

TË PLAGOSUR 

Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, - vëllai i Denis Brajoviç

Meri Kaceri, 25 vjeçe

AUTORI 

Ragip Gila