KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE! TRONDITET SHKODRA - Dy të vr*rë dhe dy të pl*gosur në zemër të qytetit. Kapet autori! (EMRAT)
Shkodra është tronditur sërish nga një krim i rëndë me armë zjarri në mes të qytetit, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktima e atentatit është Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Shkodër.
Ndërkohë, mësohet se ka ndërruar jetë në spital dhe shtetasi Liridon Kraja, shoferi i Erogen Brajoviçit.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është identifikuar si Rakip Gila, i cili është arrestuar nga forcat e Policisë.

Ai dyshohet se ka përdorur një motomjet për të lëvizur drejt vendit të ngjarjes, ku është afruar pranë objektivëve të atentatit dhe ka qëlluar me breshëri armësh. Mësohet se motomjeti i përdorur gjatë atentatit vijon të jetë i ndezur në vendngjarje.

I plagosur ka mbetur Erogen Brajoviç dhe shtetesja 25-vjeçare, Meri Kaceri. Lokali ku ndodhi vrasja është shumë pranë bashkisë Shkodër, dhe frekuentohet shpesh nga punonjësit e administratës së bashkisë.
Eugen Vaso, mbi lokal ka apartamentin ku jeton dhe e frekuentonte shpesh këtë vend. Objektiv i atentatit ka qënë Eugen Vaso. Autori është arrestuar dhe dyshohet se ka qëlluar me një tomson i tipit UZI.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në afërsi të një zone të populluar pranë shkollës “Kole Idromeno”, ku autori ka hapur zjarr ndaj një grupi personash, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe rrezik real për jetën e të pafajshmëve.

Sipas burimeve zyrtare, i plagosur rëndë ka mbetur Erogen Vaso, i njohur edhe me identitetin Erogen Brajoviç, vëllai i Denis Bajrit një emër i lidhur me botën e krimit dhe aktualisht i arrestuar pas ekstradimit nga Dubai në muajin korrik.
Dyshohet se Vaso mund të ketë qenë objektivi i atentatit, ndërsa Pali mund të jetë goditur aksidentalisht ose në mënyrë të qëllimshme për arsye ende të paqarta.
MASAKRA NË SHKODËR, 8 SHTATOR 2025

VIKTIMAT
Armando Pali - Punonjës i IMT
Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç
TË PLAGOSUR
Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, - vëllai i Denis Brajoviç
Meri Kaceri, 25 vjeçe
AUTORI
Ragip Gila
Si ndodhi atentati dhe arrestimi i autorit
Si autor të dyshuar të ngjarjes, Policia e Shkodrës arrestoi pas atentatin shtetasin Ragip Gila, 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili njihet si anëtar i grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut.
28-vjeçari ka qenë me skafandër në kokë dhe me një motor, në momentin kur ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në ambientet e lokalit, duke lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Pas atentatit, ai ka braktisur motorin në vendin e ngjarjes dhe është është larguar me një automjet tip “BMW” ngjyrë gri. Por, rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
Rakip Gila ka braktisur makinën dhe ka tentuar të arratiset në këmbë, por siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ai është rrethuar nga Policia dhe është kapur në zonën e njohur si “Zalli i Kirit”, tek shinat e trenit, disa kilometra larg vendit të atenatit.
E shkuara kriminale e autorit Ragip Gila
28-vjeçari Ragip Gila nuk është një emër i panjohur për Policinë apo drejtësinë, pasi siç theksuam më lart, konsiderohej si anëtar i grupeve kriminale në kryeqendrën e veriut.
Ai rezulton se është arrestuar edhe më 6 dhjetor të vitit 2023, pasi në banesën ku jetonte iu gjetën sende që përdoreshin nga grupe kriminale për vepra të ndryshme në Shkodër si jelekë anti-plumb, maska, paruke, armë e municion dhe sasi të lëndëve narkotike.
Më konkretisht, në kuadër të operacionit “Imazhi fals”, në banesën e tij në lagjen “Partizani”, të riut iu gjetën:
• 7 jelekë antiplumb
• 2 palë doreza
• 3 maska
• 2 paruke (të përdorshme për kamuflim gjatë atentateve)
• një armë gjahu
• sasi municioni luftarak
• një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis
Policia asokohe deklaroi se kjo bazë e armatimit përdorej për të ndihmuar grupe kriminale në përgatitje të ngjarjeve të rënda. Ai kishte vetëm disa muaj që kishte dalë nga burgu në rrethana ende të paqarta.
Kush ishte shënjestra e atenatit Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç?

Erogen Vaso alias Brajoviç, është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç, i cili pak kohë më parë u deportua nga Dubai, pasi akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër, ku sipas komunikimeve në “Sky Ecc”, krimi u krye me urdhët të grupit të Bajrave për llogari të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Ai është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Njihet gjithashtu edhe për lidhjet e tij me politikën.
Ai qenë anëtar i Këshillit Bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale. Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule. Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie.

Në rrjetet e tij sociale gjen foto ku ai ka pozuar krah emrave të rëndësishëm të politikës, si Erion Veliaj, i cili dhe ky ndodhet prapa hekurave aktualisht.


