Operacioni anti-dr*gë/ Forcat RENEA zbarkojnë në Elbasan, shkatërrohet grupi i narkotikëve

Një operacion policor i drejtuar nga Prokuroria e Elbasanit është kryer gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm.

Forcat RENEA dhe njësia operacionale kanë kryer arrestime dhe kontrolle të shumta në qytetin e Elbasanit ndaj personave që merreshin me tregtimin masiv të lëndëve narkotike, si hashash, kokainë dhe heroinë.

Bëhet fjalë për dhjetëra të arrestuar, të cilëve u është dokumentuar aktiviteti kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike.