Zyrtare/ Mateo Retegui firmos me Al-Qadsiah, shuma e majme që përfiton Atalanta
Një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës është bërë zyrtar: Mateo Retegui largohet nga Atalanta dhe i bashkohet Al-Qadsiah në Arabinë Saudite, skuadra e drejtuar nga Míchel González.
Sulmuesi italian lë Bergamon për një shifër rekord prej gati 70 milionë eurosh, ndërsa do të përfitojë 20 milionë euro në sezon, plot tetë herë më shumë se sa fitonte në Serie A.
Ai ka firmosur për katër vite, duke u bërë pjesë e një projekti ambicioz në një klub që, edhe pse i sapongjitur në elitë, arriti vendin e katërt në kampionat dhe finalen e Kupës sezonin e kaluar.
Retegui u transferua tek Atalanta vetëm një vit më parë nga Genoa për më pak se 21 milionë euro, si zëvendësim emergjent për Scamacca-n e dëmtuar.
Sot, klubi bergamask bën një shitje të jashtëzakonshme, që e mbush arkën e klubit dhe mund të pasohet edhe nga largimi i Lookman, i cili është në radarët e Interit.
Sezoni i fundit ishte fantastik për 26-vjeçarin: 25 gola dhe 8 asistime në Serie A, që e bënë golashënuesin më të mirë të kampionatit, si dhe 3 gola në Champions League.
Transferimi i Retegui-t te Al-Qadsiah është i pesti për klubin saudit këtë verë, pas afrimeve të Bonsu Baah (Genk, 17 mln €), Gabriel Carvalho (Internacional, 15 mln €), Al Thani (Al Hazem) dhe Al-Salem (Al Khaleej).
Sipas burimeve italiane, Atalanta do të përfitojë 68.5 milionë euro, por do të duhet të shpërndajë 3.7 milionë për klubet që kontribuuan në rritjen e Retegui-t gjatë karrierës.
