Emrat e merkatos së fjetur në Itali! Kristian Asllani mes futbollistëve më të kërkuar, por pa ofertë

Në Serie A janë 10 emra të futbollistëve që përflitet më shumë se do të ndryshojnë ekip. Por edhe pse janë nën monitorim për ta ende nuk ka një zgjidhje konkrete përfshirë dhe Kristian Asllanin që do të largohet nga Interi

Pavarësisht disa afrimeve të rëndësishme dhe lëvizjeve të para të merkatos, shumë klube – sidomos ato të Premier League dhe Serie A – kanë ende shumë punë përpara.

Me rreth 40 ditë të mbetura deri në mbylljen e afatit, pritet një valë lëvizjesh që kanë kohë që ziejnë në prapaskenë.

Në fokus mbeten disa lojtarë të njohur, të cilët kërkojnë një kapitull të ri. “Gazzeta dello sport” në Itali ka renditur 10 emrat më të përfolur ku përfshihet dhe Kristian Asllani

Dusan Vlahovic konsiderohet si Rasti më i ndërlikuar i verës. Sulmuesi serb është praktikisht i larguar nga Juventus, por nuk ka pranuar asnjë zbritje në pagë. Milan shpreson ende, ndërsa edhe Mourinho dhe Fenerbahçe janë në skenë. Një “telenovelë” që mund të zgjidhet në ditët e fundit të gushtit.

 Rasmus Hojlund – Pas një sezoni zhgënjyes në Premier League, danezi kërkon rikthimin në Itali. Inter është ftohur, ndërsa Milan mund të hyjë në garë nëse dështojnë për Vlahovic.

Joshua Zirkzee – Me ardhjet te Manchester United, holandezi është shtyrë në plan të dytë. Pista italiane mbetet e hapur, por Bologna nuk është më opsion. Atalanta shihet si destinacion potencial.

Darëin Nunez – Liverpool sapo ka marrë Ekitike, çka e shtyn gjithnjë e më pranë daljeve uruguaianin. Napoli u tërhoq për shkak të çmimit, por Milan mbetet i vëmendshëm.

Randal Kolo Muani – Juventus nuk ka burime për ta blerë, ndërkohë që francezi është në pritje mes Premier League dhe Serie A. Situata mbetet e paqartë.

Nico Gonzalez – Nëse Lookman largohet nga Atalanta, argjentinasi mund të bëhet objektivi kryesor. Juventus do të lironte kështu vendin për afrimin e Sancho.

Nikola Krstovic – Roma, Atalanta dhe Milan kanë kërkuar informacion, por ende nuk kanë bërë ofertë. Lecce e vlerëson 35 milionë euro.

Kristjan Asllani – Fiorentina e ka në radar, por çmimi prej 20 milionësh i vendosur nga Inter ka ngadalësuar çdo hap. Priten zhvillime të reja për mesfushorin shqiptar.

Patrik Schick – Bayer Leverkusen kërkon 40 milionë për sulmuesin që dëshiron rikthimin në Serie A. Milan ka kontaktuar, por gjithçka mbetet pezull.

 Dani Ceballos – I panevojshëm në projektin e Xabi Alonso, spanjolli është i hapur për një aventurë në Itali. Kontakte kanë pasur Juventus dhe Atalanta. Megjithatë ekspertët i cilësojnë emra që përfliten shumë, por në një merkato të fjetur