VIDEO/ Cristiano Ronaldo tërheq vëmendjen në Lisbonë me makinën luksoze Bugatti
Cristiano Ronaldo ka shkaktuar sërish jehonë në rrjetet sociale dhe në rrugët e Lisbonës, këtë herë jo për një gol apo rekord të ri, por për makinën e tij luksoze.
Pak para nisjes së sezonit të ri me Al Nassr, kapiteni i Portugalisë është parë duke shëtitur në kryeqytetin portugez me një Bugatti Veyron, një prej modeleve më ekskluzive në botë.
Makina, që në versionin e saj bazë kushton rreth dy milionë euro, tërhoqi menjëherë vëmendjen e kalimtarëve dhe fansave, teksa Ronaldo e ngiste me qetësi nëpër rrugët e Lisbonës.
Momenti është regjistruar në video dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ky është vetëm një nga shumë automjetet luksoze në koleksionin personal të Ronaldos, i njohur për pasionin e tij për supermakinat dhe stilin e jetesës ekstravagante.
Edhe larg fushës së lojës, CR7 di gjithmonë si të mbetet në qendër të vëmendjes.
View this post on Instagram
