MILAN NIS PËRGATITJET! Allegri vlerëson Modricc: Do të jetë vendimtar, rrit nivelin teknik
Milan është i qartë për rolin që do të ketë Modric. Në Singapor ku do të nisë ndeshjet miqësori, trajneri ka theksuar angazhimin e kroatit për të rritur nivelin teknik të ekipit. Sa i përket synimit, qëllimi minimal mbetet zona Champions
Milani ka mbërritur në Singapor për të nisur zyrtarisht turneun veror me një sfidë prestigjioze ndaj Arsenalit që do të mbahet të të martën. Edhe pse mungon Champions League këtë sezon, trajneri Massimiliano Allegri është optimist dhe thekson se kjo është një mundësi për të ndërtuar një ekip më të fortë.
“Kur luan një herë në javë, ke më shumë kohë për të punuar dhe për t’u bërë skuadër”, tha Allegri në konferencën për shtyp. “Sigurisht që mungesa në Champions të privon nga sfida të mëdha, por duhet të shohim anën pozitive. Objektivi ynë është kthimi në Champions sezonin 2026-27”, shtoi ai.
Përball gazetarëve trajneri vlerësoi dhe kontributin që do të ketë Modricc në sfidat në serie a.
“Duhet të punojmë mirë. Modric do të jetë vendimtar, është kampion dhe do të rrisë nivelin teknik. Por konkurrenca është e madhe”, tha ai, duke përmendur edhe Ricci si një tjetër përforcim kyç.
Për sa i përket merkatos, trajneri shtoi se përpjekjet do të vijojnë deri në 31 gusht.
Miqësoret Milan do t’i nisë me Arsenal, e më tej dhe Liverpool duke i mbyllur përgatitjet në Londër ndaj Chelseas.

