Conference League/ Rruga drejt ''play-off'', ekipet shqiptare mësojnë rivalët e mundshëm nëse kalojnë në turin e tretë
Sot është përcaktuar shorti për turin e tretë të Conference League.
Në Nyon të Zvicrës, ekipet e shqiptare pjesëmarrëse në Kupat e Europës, kanë zbuluar rivalët që do të përballen në rast se kualifikohen për në turin e tretë.
Egnatia pritet të përballet me Inter Escaldes ose Olimpija Ljubljana.
Te këta të fundit bën pjesë Jurgen Çelhaka, ish-mesfushori i Tiranës.
Përballje tepër të vështirë pritet të ketë Vllaznia, e cila në turin e tretë mund të ndeshet me Brondyn ose H.Boltfelag.
Short të vështirë pritet të ketë dhe Dinamo City në turin e tretë në rast kualifikimi, ku mund të përballet me Zire, ose gjigantin e Hajdukut të Splitit.
Ja kundërshtarët e mundshëm të skuadra shqiptare, në rast të kalimit në turin e tretë të Conference League:
Olimpija Ljubljana - Inter Escaldes / Dinamo Minsk - Egnatia
Vllaznia - Vikingur / H.Boltfelag - Brondy
Zire - Hajduk Split / Atletic Escaldes - Dinamo City
