Rusi, gjykata konfirmon ndalimin e shamive në shkolla

Gjykata Supreme e Rusisë ka konfirmuar ndalesën e mbajtjes së shamisë në shkolla në rajonin multi-etnik Stavropol.Avokat i familjeve myslimane në Stavropol, që e ka inicuar apelin, Murad Musayev, tha se ai planifikon ankesë kundër vendimit të sotëm të gjykatës.Në vjeshtën e kaluar, guvernatori i Stavropolit e kishte përcaktuar kodin e veshjes për shkollat në rajon, përfshifë edhe ndalesën e bartjes së shamive në shkolla.Disa familje ishin ankuar që vajzat e tyre, që mbajnë shami, nuk ishin lejuar të hynin në shkollë.Një gjykatë rajonale në Stavropol kishte vendosur se paraqitja e kodit të veshjes ishte veprim legal.