Spanjë, protesta kundër kryeministrit Rajoy
Në rrugët e Madridit protestuesit kanë dhënë një mesazh të qartë për kryeministrin Mariano Rajoy. "Shkoni në burg," bërtisnin qindra protestuesve në vazhdën e akuzave të freskëta të korrupsionit në Partinë Popullore.E përditshmja spanjolle El Mundo publikoi të martën dokumente të reja, të cilat tregojnë se kryeministri Rajoy dhe politikanë të tjerë të lartë kanë pranuar rryshfet gjatë aktivitetit të tyre politik.Sipas gazetës faktet janë autentike dhe se ajo ka në dorë letra të shkruara me dorë, nga ish-shefi i thesarit të Partisë Popullore, Luis Barcenas. Në këto letra dokumentohen pagesat e jashtëligjshme në vlerën e dhjetëra mijëra eurove ndaj kryeministrit Rajoy."Ne jemi në një situatë të paqëndrueshme. Ne jemi duke u sunduar nga një qeveri e mbështetur nga struktura kriminale "tha njëri prej protestuesve.Ndërsa qeveria e Rajoy arriti të mbijetonte në atë krizë, tashmë presioni mbi koalicionin e qendrës së djathtë është më i madh se kurrë. Spanja është në recesion ekonomik dhe ka normën më të lartë të papunësisë në Eurozonë pas Greqisë, me 26,6% të forcës aktive dhe mbi 55% e të rinjve që kërkojnë një punë e nuk janë të aftë ta gjejnë atë.