Kosovë, projektligji i amnistisë sërish sot në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë sërish sot para vetes projekt-ligjin për amnistinë, por në një formë që thuhet të jetë më ndryshe nga drafti i parë.Në seancën e parë, ky projekt-ligj nuk arriti që të kaloj, pasi nuk u mblodhën dy të tretat e votave të nevojshme, që kërkohen për ndryshime të tilla.Për të kundërshtuar miratimin e këtij projekt-ligji, mbi 6,000 qytetarë janë nënshkruar në një peticion të shoqërisë civile i cili pritet të dërgohet në Kuvend.Ndërkohë, në kohën kur në parlament do të debatohet për projekt-ligjin e amnistisë, jashtë ndërtesës është do të zhvillohet një protestë ku do të kundërshtohet miratimi i ligjit.Prej gjashtë ditësh, përballë Kuvendit proteston një grup qytetarësh dhe aktivistë të Vetëvendosjes, në shenjë kundërshtimi të projekt-ligjit për amnistinë.