SHBA: Konsiderohet “opsioni zero” për Afganistan

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti Barack Obama, ende nuk ka marrë ndonjë vendim për numrin e trupave amerikane që, do të mbesin në Afganistan, pasi në fund të vitit 2014, të tërhiqet pjesa më e madhe e tyre.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se në mesin e skenarëve, të cilët po shqyrton Obama, është edhe i ashtuquajturi “opsioni zero”, që do të thotë se nuk do të mbetet asnjë ushtar amerikan në Afganistan.Ai theksoi se madhësia e pranisë së Shteteve të Bashkuara në Afganistan, pas vitit 2014, do të përcaktohet pas negociatave me qeverinë afgane.Këto komente u bënë pas raporteve në media se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së të gjitha trupave nga Afganistani, vitin e ardhshëm, për shkak të tensioneve ndërmjet administratës së presidentit Barack Obama dhe qeverisë së presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai.Një zëdhënës i Karzait i ka hedhur poshtë çfarëdo bisedimesh për të ashtuquajturin “opsion zero”.