Pamjet terrorizuese nga Egjipti

Një video amatore e postuar në internet që tregon një grup mbështetësisht të presidentit të rrëzuar nga ushtria, Mohamed Morsi duke rrahur barbarisht një grup të rinjsh në tarracën e një ndërtese, ka shkaktuar zemëratë në Egjipt.Në pamjet e publikuara, një grup të rinjsh anti-Morsi ishin ngjitur në tarracën e një pallati në qytetin e Aleksandrisë për t’u shpëtuar mbështetësve të “Vëllazërisë Muslimane”.Ata goditen u goditen me gurë nga poshtë dhe më pas u hodhën nga një lartësi prej 25 metrash. Njëri prej tyre gjeti vdekjen, ndërsa tjetri ndodhet në spital me fraktura e brinjë të thyera në gjendje të rëndë shëndetësore.Në video një person është identifikuar. Ai është arrestuar më pas nga policia vendase. Në dëshminë e tij publike ai shfaqi pendesë për aktin në fjalë, ndërsa tha se për këtë meritonte të ndëshkohej me dënimin me vdekje…që me siguri do ta marrë.