BE: Më shumë të drejta për udhëtarët

Shtetasit e BE-së do të kompensohen nëse anulojnë biletën e udhëtimit para nisjes.Gjithashtu paratë e biletës mund t’u kthehen në rast të fatkeqësive natyrore ose trazirave në vendin e destinacionit.Me rregullat e reja do të përfitojnë udhëtarët nëse udhëtimi i tyre është rezervuar në internet nga ofertues të ndryshëm. Përafërsisht çdo i katërti qytetar i BE-së rezervon udhëtimin nëpërmjet internetit.Propozimi i Komisioni Evropian do të bëhet ligj nëse Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare bien dakord. Rregullat e reja mund të aplikohen brenda dy vjetëve të ardhshëm, tha komisari Viviane Reding