Bashkëshortja e Kerryt në gjendje kritike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2013, 07:38
Shtrohet në spital në gjendje kritike për jetën bashkëshortja e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry.Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se Teresa Heinz Kerry, 74 vjeçe, është transferuar në një spital të Bostonit të dielën ndërsa ende nuk jepen detaje për natyrën e sëmundjes.Gjendja e saj është përshkruar si kritike, por “mjekët kanë arritur ta stabilizojnë”.Heinz Kerry është martuar me John Kerryn në vitin 1995 dhe është e njohur për punën e saj filantropike.