Kanada, 80 të humbur në aksidentin hekurudhor
Të paktën 80 persona janë deklaruar të humbur, pas aksidentit që përfshiu një tren të mbushur me lëndë kimike dhe naftë bruto në Luc-Megantic, Kanada.Treni i mallrave doli nga shinat për arsye ende të papërcaktuara dhe disa prej vagonëve të tij shpërthyen njëri pas tjetrit, duke krijuar një zjarr të madh i cili ende nuk është shuar.Ndonëse në fillim u raporua vetëm një i vdekur, autoritetet kanadeze bënë me dije gjatë së dielës se një bar, ku ndodheshin rreth 50 persona e disa shtëpi janë shkatërruar, ndaj bilanci i viktimave mund të jetë tronditës.Zjarrfikësit nga kufiri përtej në Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë për shuarjen e flakëve, raportojnë mediat ndërkombëtare në edicionet online.“Kur sheh qendrën e qytetit tënd pothuajse të shkatërruar, pyetja që lind është se si do ta kalojmë këtë katastrofë”, deklaroi në një intervistë kryetari i bashkisë së qytezës, Colette Roy Laroche.Lak Megantic është një qytezë me liqen në afërsi të kufirit me Main dhe Vermont e ka një popullësi prej rreth 6 mijë banorësh.