VIDEO/ Përfaqësimi në listat e 11 majit, Berisha pret në seli Mediun, Dulen dhe Dukën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vijon takimet e tij me aleatët e partive opozitare.

Ditën e sotme, në selinë blu ndodhen kreun i republikanëve, Fatmir Mediu, kreu PAA-së Agron Duka, si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Takimi mësohet se është në vazhdën e përcaktimit të kushteve dhe kritereve të pjesëmarrjes në koalicion dhe përfaqësim në listat shumë-emërore të kandidatëve për deputetë që do të çohen në Komisionin Qendror të Zgjedhje.

Kujtojmë se ditën e djeshme Berisha zhvilloi një takim edhe më përfaqësuesit e Partisë së Lirisë.