Zgjedhjet e 11 majit, Rama mobilizon "çetën" e patronazhistëve: Ata bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze
Kryeministri Edi Rama ka folur sot mbi organizimin e PS-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku nuk nguroi të thurte elozhe për çetën e patronazhistëve të ngritur në gjithë vendin, duke i cilësuar si struktura operative që i kanë të gjitha partitë serioze në botë.
Edi Rama: Është krijuar një armatë me profile false edhe profile që administrohen nga persona të interesuar për këtë betejë dhe që vijnë nga fundi i kënetës. Këneta është vetë një fund. Fundi është mos e pyet.
Dje kemi pasur biseda interesante me grupet tona të punës, patronazhistëve, janë më të mobilizuar dhe të vendosur. Kam besim që do ia dalin në qëllimin që i kanë vetes. Patronazhistët janë një armatë vullnetarësh aktivë njerëzish që janë pjesë e familjes sonë të madhe. Patronazhistët bëjnë punën që bëhet në të gjithë partitë serioze.
Rëndësi ka që ata janë më të fortë se asnjëherë jetër, ndërsa të tjerët nuk e dinë se çfarë janë ata. Këneta nuk është fjalë fyese, është fakt, realitet, dukuri natyrore, gjeografike, gjeologjike, që shfaqet në formën e një uji të ndenjur, ku ma ha mendja që i bien dhe pak në qafë atyre speciave, në krahasim me speciet e kënetës sonë, kryejnë ca funksione. Është kënetë e mos më keq kjo opozita jonë.

