11 Maji/ Celibashi: Koordinimi i KQZ me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Kreu i Komisionit Zgjedhor Ilirian Celibashi, ka folur mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 Maj. Në një prononcim për emisionin Top Story në Top Channel, Celibashi deklaroi se veçoria e këtyre zgjedhjeve është bashkëpunimi i KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për parandalimin dhe hetimin e krimit zgjedhor.

Kreu i KQZ-së, sqaroi më tej se qendra që do të ngrihet panë Komisionit Zgjedhor, do të ketë dhe përfaqësues të këtyre dy institucioneve po ashtu.

“Ajo çfarë duhet ndryshme me eksperiencën e zgjedhjeve më parë, konsiston mënyrën si do koordinojmë të tre këto institucione, KQZ, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK. Qendra që do ngrihet pranë KQZ do ketë në përbërje përfaqësues të këtyre dy institucioneve, koordinimi i informacioneve bëhet këtu në qendër”, tha Celibashi.