Dogjani: Rama në vitin 2013 erdhi në pushtet me grupet kriminale, ata emërojnë ministra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 21:54
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Asllan Dogjani tha se Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me anë të grupeve kriminale.
Dogjani: PS-ja vjen pas 12 viteve dhe kërkon që të fute në fushatë për vota dhe PD-ja vjen pas 12 vitesh opozitë. Duhet bërë analizë sepse janë 12 vite se çfarë ka funksionuar me drejtësinë dhe pse jemi në këto kushte sot.
Do ta nis në vitin 2013 në mënyrën se si Rama erdhi në pushtet. Berisha e pranoi rrotacioni, por Rama përdori grupet kriminale për të ardhur në pushtet. Ai i kërkoi grupet kriminale se kishte frikë se nuk do të vinte ne pushtet. Është krimi që emëron ministra dhe drejtorë.
