"Lejet e ndërtimit kanë kaluar në një fazë tjetër", Rama: Kemi arritur në çerek milion legalizime, kur morëm detyrën ishin disa mijëra

Rama: Lejet e ndërtimit kanë kaluar në një fazë tjetër. Ato kanë kaluar online. Dhe e fundit jemi borxhli se pavarësisht të gjitha progreseve, qoftë në aspektin e legalizimit apo dhënie së titujve të pronësisë, kemi deficite për shkak se akoma nuk ka përfunduar procesi i hartëzimit digjital të pronës. Sot nuk ka më radha te hipoteka. Sot shërbimi aplikohet online dhe të vjen me postë. Nuk kemi akoma ciklin e mbyllur. Jemi të vetëdijshëm se sistemi ka ende korrupsion. BE e ka vënë si një nga kushtet e integrimit përfundimi i hartëzimit digjital deri në 2027. Kemi arritur në çerek milion legalizime, ndërsa kur morëm detyrën ishin disa mijëra.