Rama "frymëzon" patronazhistët, reagon Paloka: Do të përgjigjen për çdo abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 10:03
Pas deklaratës së Ramës për patronazhistët ka reaguar me një shënim në rrjetin e tij social facebook kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka.
“Do të përgjigjen një më një personalisht për çdo shkelje e abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë që me 11 maj pret vetëm të kallet”, shkruan deputeti demokrat.
Postimi:
Në fakt patronazhistët shumë shpejt do ta kenë në ballë të gjithë.
Do të përgjigjen një më një personalisht për çdo shkelje e abuzim që bëjnë për të mbajtur në këmbë një kufomë që me 11 maj pret vetëm të kallet, pasi të ketë bërë xhiron e permjerjes mes shqiptarëve ashtu si babai i tij shpirtëror!

