SPAK jep 24 masa sigurie për stafin "e korruptuar" të Bujqësorit, Rama: Nesër, seancë dëgjimore me rektorin

GJKKO me kërkesë të SPAK lëshon 24 urdhër arreste, 5 “arrest nw burg”, 10 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitje” për punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Policia ka nisur ekzekutimin e masave, ndërkohë ka dyshime se këta persona kanë konsumuar veprën prnale të korrupsionit.

Sipas të dhënave të para, mësohet se zyrtarët e Universitetit Bujqësor kanë abuzuar me tenderat. Nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa bëhet me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera.

Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili do thërrasë nesër një seancë dëgjimore rektorin e këtij Universiteti

POSTIMI I RAMËS:

Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë!

Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030. Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit.

MASAT E SPAK 

ARREST ME BURG:

1. Edmond Tërthorja
2. Amarildo Lleshi
3. Mehmet Qoshja
4. Altin Murto
5. Piro Zoga

ARREST SHTËPIE

1) Agim Sefa
2) Arjan Buliqi
3) Serafin Skënderi
4) Ilir Kusi
5) Dritan Laçi
6) Azem Parllaku
7) Artur Koleci
8) Radion Dhromi
9) Blenard Spaho
10) Tedi Proda

Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje.