Meksi: Veliaj tregon mentalitetin e tij kur thotë prokurorit ta jap unë lejen, kur në fakt e jep ligji

Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Redon Meksi duke referuar audios në GJKKO tha se Veliaj duke i përmendur lejen e ndërtimit prokurorin tregon mentalitetin se lejet nuk i jep ligji, por ai vetë.

Meksi: I thotë Veliaj që i ka dhënë leje, ndërsa kupton këtu mentaliteti i Erion Veliajt, sepse lejen e jep ligji dhe nuk e jep ky. Lëre pastaj që ky ishte pronar toke dhe jo ndërtues. E jep ligji si të drejtë. Prandaj e ka kërkuar.