VIDEO/ Kamioni plot me dosjet e Bashkisë, reagon Berisha: Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve

Avokatja Adriana Kalaja, në një video të publikuar në Facebook ka denoncuar skandalin e radhës në Bashkinë e Tiranës, disa ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në pamjet përpara bashkisë së Tiranës shfaqet një mjet (kamion), i cili ka zbarkuar para portës së godinës për të mbledhur qindra dosje me dokumente që i përkasin bashkisë.

Nuk dihet ende nëse këta dokumente i përkasin do të përdoren nga grupit hetimor apo kryebashkiaku Veliaj po vijon me fshehjen e këtyre provave.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër edhe kryedemokrati Sali Berisha.

“Nga burgu, Lal Vjedhësi urdhëron zhdukjen e dokumenteve! Pasi kanë vjedhur, duan të zhdukin gjurmët!”, shprehet Berisha.