Koçi: SPAK dhe GJKKO nuk janë perfekte, të paprekshmit kanë përfunduar në duart e drejtësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 21:44
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti socialist, Petro Koçi tha se SPAK-u Dhe GJKKO-ja janë institucione që teorikisht nuk mund të jenë kurrë perfekte.
Koçi: Unë dua ta justifikoj me këtë që edhe këto institucione, SPAK-u Dhe GJKKO-ja janë institucione që teorikisht nuk mund të jenë kurrë perfekte. Nga ana tjetër duke qenë një përvojë e re. Këtë prokurorë nuk kanë ardhur nga hiçi, sepse kanë pasur eksperiencë.
Njerëz të paprekshëm kanë përfunduar në duart e drejtësisë dhe nuk ka rëndësi se çfarë niveli kanë qenë. Kemi qenë shumë vite në pushtet, dhe duhen llogaritur edhe pushtetarët para vitit 2013. Kjo mund të duket si statistikë si një gjë normale.