"E solli Amerika, e mban Amerika", Rama: SPAK është insitucion i krijuar nga PS
Rama: Jemi në diskutim me qeverinë amerikane për një fond që Shqipërisë i është dhënë në parim, presim të miratohet. Shqipëria konsiderohet vend i zhvilluar, hyjmë te vendet në zhvillim, jo i nënzhvilluar. Nuk flasim më për buk, por për nivel tjetër të jetesës, për kosto të tjera financiare.
Pjesa e fundit, lufta antikorrupsion me institucionet e reja të drejtësisë. Ky është vullnet i PS. SPAK është insitucion i krijuar nga PS. SPAK e solli Amerika, e mban Amerika. Tani Amerika nuk është më. I ka tërhequr njerëzit e vet. Keni dëgjuar ndonjë reagim nga ambasada amerika për presione ndaj drejtësisë?
Bëhet fjalë për insitucione të reja dhe kanë nevojë për kritika konstruktive. Tani kush e mban SPAK-un. Këneta është përbetuar permes gojës së bufit të shkrijë SPAK. Nëse do isha dhe un i shqetsuar për këtë, atëherë kjo do ishte e thjeshtë fare. Me një fishkëllimë vjen bufi se e sjell tmerri që ka nga SPAK.
