FOTO+VIDEO/ Abuzimet në Bashki, SPAK zbarkon në shtëpinë "e kolegut", Erion Veliaj "fluturon" në Hamburg

Prokuroria e Posaçme dhe agjentë të BKH-së kanë zbarkuar prej orëve të para të mëngjesit në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Sipas informacioneve të para mësohet se agjentët e BKH-së ndodhen në banesën ku jeton kryebashkiaku, por ende nuk dihen detajet.

Ndërkohë që shtëpinë e tij shkon dhe e kontrollon BKH-ja, vetë kryebashkiaku Veliaj ndodhet në Gjermani. 

Bashkia e Tiranës ka nxjerrë një njoftim që Erion Veliaj ndodhet në një takim me kryebashkiakun e Hamburgut, Peter Tschentscher.

Veliaj ndoshta ka qenë në dijeni që SPAK-u dhe prokurorët kanë çuar kërkesat në gjykatë për kontrollin e banesës, por edhe për masa të tjera. Mesa duket nga frika është larguar drejt Hamburgut.

Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, aferën 5D, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.