Vasili: Horrat e rilindjes bëjnë sikur ju dogj barku për njerëzit dhe propozojnë ligj pas 12 vjet plaçkitjeje
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, nisur nga diskutimet mi nismën surprizë të socialistëve për faljen e gjobave të vëna ndaj qytetarëve për ndërtime pa leje, shprehet se sot vetëm për qëllime të neveritshme votash bëjnë sikur ju dogj barku për njerëzit e thjeshtë dhe propozojnë ligj pas 12 vjet plaçkitjeje.
REAGIMI I PETRIT VASILIT
Horrat e rilindjes që masakruan për 12 vjet qytetarët e thjeshtë se riparonin një mur, hapnin një dritare, lyenin një avlli, apo riparonin një kotec pulash, që i arrestonin dhe i dërrmuan me gjoba miliona lekë, sot vetëm për qëllime të neveritshme votash bëjnë sikur ju dogj barku për njerëzit e thjeshtë dhe propozojnë ligj pas 12 vjet plaçkitjeje.
Horrat e rilindjes që mbushen qytetet me qindra kulla pallatesh e qindra kate pa leje të kriminelëve dhe pastruesve të parave nuk u kujtuan kurrë që t’i dënonin ata, por bënë pazare nga më të ndyrat me ta në kurriz të njerëzve të thjeshtë.
Horrat e rilindjes e kanë kthyer parlamentin në një segment dhe zgjatim të Narkomafias duke mbjellë kaos dhe shkatërrim të çdo ligji që lidhet me funksionimin e tij.
Horrat e rilindjes e konsiderojnë parlamentin një dyqan privat të tyre ku shesin e blejnë interesat më të qelbura politike.

