''Më hëngshi atë që s'thuhet'' e thënë nga Rama nuk u quajt ofendim'', Korreshi: S'ka limite për fjalët e tjera

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në një intervistë në Ora News u shpreh se deputetes Ina Zhupa iu bë një sulm barabar në Kuvend me etiketimet e deputetit socialist Erion Braçe.

Korreshi shtoi gjithashtu se nëse komisoni i Etikës pranoi se fjalët e kryeministrit Edi Rama si ‘’më hëngshi atë që s’thuhet’ u quajtën një gjuhë mbrojtëse dhe nuk u quajt ofendim, atëherë nuk ka limit për asnjë lloj fjale tjetër.

Korreshi: Kolegët socialist e kishin marrë në huapërdorje.

Kolegët e kthyen xhupin.

Pas dy-tre orësh e morën vesh se nuk ishte i tyre dhe e kthyen në Kuvend.

Do ta marr javës tjetër.

Si anëtar i Sekretariatit të Etikës përderisa u ligjëruan fjalë të kryeministrit që thotë më hëngshi atë që s’thuhet dhe kur i thoë palace e rrugeçër opozitës dhe u quajt një gjuhë mbrojtëse nga komisioni i Etikës, atëherë unë besoj se nuk ka sens apo asnjë lloj limiti çdo lloj fjale tjetër.

Kur vetë komisioni pranon se fjalët e përdorur nga kryeministri nuk janë ofenduese.

Dhe nëse nuk janë këto, ato që u thanë dje nuk janë asgjë më tepër sesa ai sulm barbar që u bë ndaj deputetes Ina Zhupa.

Sepse një burrë nuk mund të shkojë deri në ato etiketime ndaj një zonje.

Duke etiketuar deri në fund fare pastaj si ruse e parfume, këto janë gjëra që nuk i shkojnë Kuvendit.

Pastaj ne jemi të gjithë të bërë prej gjaku dhe normalisht edhe një përgjigje do e japim.

U indinjua PS nga kjo punë kur në parlament ka pasur flakadanë dhe këta kanë miratuar buxhetin mes flakadanëve apo karrige të hedhura në mes atje dhe këtyre nuk i ka bërë përshtypje dhe kanë ngritur kartonin.

Ndërsa dje bënë krej të kundërtën.

Draft raporti i Komisionit të Venecias ne nuk na u vendos në dispozicion.

Kërkesa për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës është bërë prej nesh dhe të shkosh në komisionin e Venecias dhe të mos ftosh opozitën e cila ka ngritur këtë kauz atëherë kjo është non sens.

Dhe të mbrojë kryetarja e komisionit të ligjeve.

Po ajo atje do njihet me draft raportin?

Pra pyetja bie si do shkojë si guake mbledhjen e komisionit të Venecias për të folur për një gjë që ti nuk ke pozicion.

PS e trajton sikur të ishte Kuvend socialist.