Është mbushur kupa/ Hysi: Shkaku i tentativave për të përçarë opozitën ishte frika e zgjedhjeve të ardhshme

E ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin "Drejt", nga Luan Rama, në "Ora News", ishte avokatja Vasilika Hysi e cila u shpreh se Berisha është një lider që e ngjall turmën dhe se shkaku i tentativave për të përçarë opozitën ishte frika e zgjedhjeve të ardhshme.

"Po të shohësh ditët e para, para 333 ditësh, momentet kur nisi procesi dhe u regjistrua, e u bë masa e sigurimit kanë qenë ditët e para që filluan protestat në Parlament me zhurma me karrike. Dita e parë që ndodhi protesta, dita e dytë ndodhi masa e sigurimit në mungesë për zotin Berisha dhe për personat e tjerë që i kanë përfshirë në çështje. Duam apo s'duam, e pranojmë apo nuk e pranojmë, Berisha është një lider që e ngjall turmën. Sapo ka dalë, ishte një numër shumë i madh njerëz që u grumbulluan rreth tij. Shkaku i tentativave për të përçarë opozitën ishte frika e zgjedhjeve të ardhshme. Është mbushur kupa", u shpreh Hysi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË