Çfarë fshihet pas daljeve të shtuara në publik të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës?

Sikur të mos mjaftonte fushata e Erjon Veliajt me daljet e përditshme, si për të bindur Tiranën se Viti i Ri kalon nga ai, ndryshe nuk vjen fare, në sulm është hedhur edhe zonja Xoxa. 

Ne i kemi drejtuar shumë pyetje zonjës Xoxa lidhur me diplomimin e saj, mënyrën se si përdor pa shpërblim pasuri ndërtuesish dhe biznesesh që ushqehen me fonde publike nga Bashkia Tiranë, lidhur me pagesat e kaluara në emër të mamasë, dajës apo bashkëshortes së këtij të fundit, lidhur me kostot e ristrukturimit të pasurive që përdor nga Tirana deri në Petrelë, lidhur me përdorimin nga familjarë të saj, të fondeve të kaluara si investim në kompani me seli në të njëjtën adresë të bizneseve “jofitimprurëse” të zonjës Xoxa (platforma ose galeri), lidhur me sasinë e fondeve që ministre servile u kana kaluar në vite etj., etj.

Çfarë fshihet pas daljeve të shtuara në publik të

Por, zonja Xoxa nuk del të shpjegohet për asgjë nga këto! Del për të promovuar biznesin e vet fitimprurës, në kohë të vlefshme televizive, në një televizion kombëtar.

Zonja Xoxa beson se të gjithë kanë interes që boll të shikojnë atë në TV dhe ndihen të plotësuar pavarësisht nga ajo që duan të dëgjojnë.

Çfarë fshihet pas daljeve të shtuara në publik të

Duhet t’ia sqarojmë zonjës Xoxa se qytetarët kanë interes të dinë p.sh. se cili është arsimimi i saj. Dhe jo më kot! Zonja Xoxa u ka folur dhe u është drejtuar atyre si eksperte e reformës në drejtësi, nga panele me juristë të njohur në qytet.

Ndaj ata duan të dinë a e ka përfunduar zonja Xoxa arsimin juridik, apo i ka mashtruar kur fliste si juriste me karrierë të plotësuar.

Zonja Xoxa pretendon se ka bërë më shumë sesa Bachelor, se pasi ka “mbaruar” nivelin e studimeve Bachelor me specializim të Drejtën Tregtare, thotë që ka nisur edhe Master në Bocconi.

Zonja Xoxa ka detyrim të flasë se si ka përfituar fonde publike nga ministri të Kryeministrit Rama dhe jo të na tregojë modën e artit kontemporan, pasi na ka dëshmuar shijen e vet të hollë për dritare të vjetra të blinduara me rrjetë mushkonjash.

Çfarë fshihet pas daljeve të shtuara në publik të

Dje zonja Xoxa doli në një emision televiziv duke sfiduar gjithkënd që sot pret prej saj SQARIME dhe jo sfilata palltosh të shtrenjta.

Çfarë fshihet pas daljeve të shtuara në publik të

Por meqë niveli i interesit që qytetarët kanë për të kuptuar pasurinë e zonjës Xoxa, nuk i përshtatet nivelit të bisedës që është mësuar të bëjë zonja Xoxa, po e zbresim kësaj radhe nivelin e pyetjeve në fusha më me interes për Zonjën e Parë të Tiranës, siç mund të jetë sfilata e modës.

Zonja Xoxa, pse me pallto në Galeri?

Mbaruan fustanet e dizajnuara nga gjyshja dhe arti kontemporan ka mbetur në të ftohtë pa ngrohje?

Apo tani gjyshja juaj po qep pallto të modës së fundit?/ Marre nga CNA.al