Pas 8 orësh në GJKKO/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja data e seancës tjetër
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2024, 17:48
Përfundon pas 8 orësh seanca për “Sterilizimin” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Këtë të enjte përfundoi deklarimet ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe avokati i tij Ermal Yzeriraj.
Të dy ata kërkuan nga togat e zeza pushimin e çështjes, ose në alternativë kthimin e dosjes për hetime të tjera në Prokurorinë e Posaccme Antikorrupsion.
Gjykata caktoi seancën e radhës në datë 12 dhjetor, ku do të vijojë deklarimet e tij Klodjan Rrjepaj si dhe mbrojtësi ligjor.
