Tafani: Opozita nuk është e bashkuar dhe nuk ka reflektuar për veten e vet...

A mjafton vetëm biografia e opozitës që të jetë e besueshme?

Për të folur për këtë temë, i ftuar në emisionin "Drejt" me Luan Ramën, në "Ora News", ishte analisti Endri Tafani.

"Ajo që unë shikoj tek opozita është që nuk ka reflektuar për veten e vet. Domethënë, pse ndodhet në atë gjendje. Gjëja e parë që bën kur ti ke një disfatë elektorale është që nxjerr përgjegjësitë. PD me zgjedhjet e 2021 nuk mori asnjë përgjegjësi për disfatën elektorale. Përkundrazi, vajti Lulzim Basha në kuvendin e PD që u bë menjëheë pas zgjedhjeve dhe me mbështetjen e Berishës u rizgjodh prap. Nuk u bë asnjë analizë 'pse humbëm'. Kjo analizë nuk është bërë ndonjëherë në PD dhe mundohet të kalohet me parrullë. Opozita nuk është e bashkuar. Opozitë nuk është vetëm PD-ja. ", u shpreh Tafani.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË