"E themi me plotë gojë se jemi opozitë", Çupi: Jemi sulmuar në të gjitha format. Mos harrojmë që ka qenë një luftë e betejë e gjatë...

E ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin "Drejt", nga Luan Rama, në "Ora News", ishte Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila u shpreh se:

"Sot e themi me gojën plot se jemi opozitë. Kemi qenë deri në vitin 2013 në qeveri. Kemi vite në opozite por sot jemi në fillim të fushatës elektorale si një opozitë e bashkuar, me të gjitha strukturat, me Kryetarin e PD tashmë në liri. Një opozitë që është sulmuar në të gjitha format. Një opozitë që është tentuar të zhbëhet. Mos harrojmë që ka qenë një luftë e betej e gjatë. 

Ata që duan të bëjnë opozitë, kanë PD, është opozita kryesore e vendit. Ju e shikoni në Parlament, në struktura, në terren, në deputetët. Pra, është një opozitë e përgatitur në këtë muaj të fushatës elektorale të marr pushtetin e të fitoj zgjedhjet.

Përpos drejtuesve politikë, që tashmë janë bërë publik, janë përcaktuar grupet e punës për fushatën elektorale. Kështu është edhe vendimi i Kryetarit të Partisë që na është njoftuar".

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË