Akuzohet si porositës i dy vrasjeve/ Nga arratia, Suel Çela ankimon masën e arrestit me burg, GJKKO shqyrton sot kërkesën

Nga arratia Suel Çela ankimon masën e parë të sigurisë “arrest në burg” e cila u vendos në maj të vitit 2023 në Gjykatën e Posacme.

Çela, i njohur ndryshe si Marjus Lula u shpall në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Sipas SPAK ai porositi vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial, vrasje që nuk u realizua.

Po ashtu dyshohet se ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës.

Ndërkohë, dy javë më parë GJKKO caktoi një tjetër masë sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si kreu i një organizate kriminale, ku akuzohet për krime të shumta.

Seanca për masën e sigurisë do zhvillohet në orën 13.00 në Gjykatën e Posacme.