"Mollët e sherrit" në Kuvend/ Boçi: Rasti i sotëm i sajuar për të shmangur llogaridhënien për vrasjen e Martinit
Sot kemi parë një tjetër shfaqje jo të djenjë për Parlamentin, por kësaj here ishte PS që ka braktisur sallën pas fjalës së deputetes Ina Zhupa.
Përtej debateve mazhoranca po shmang interpelancat dhe llogaridhënien e qeverisë para shqiptarëve.
Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi.
"Rasti i sotëm nuk ka të ngjarë me aksionet politike. Është një kazus i sajuar nga njerëz që e njohin mirë mënyrën e komunikimit në Parlament me qëllim që të shmangnin një dhënie llogarie për një -ështje shumë sensitive, që është vrasja e Martin Canit, në ambientet e sigurta gjoja të shkollës. Shkolla është ambienti i dytë i sigurtë pas shtëpisë.
Kjo gjë kishte dhe vëmendje, tërhiqte vëmendje interpelanca dhe duhet të nxirrte në pah përgjegjësitë e ministrisë përkatëse dhe kryeministrit njëkohësisht.
Por duke u gjendur në vështirësi meqënëse nuk ka siguri arsimore, nuk ka siguri jete në Shqipëri, në institucionet e arsimit, është gjetur si mënyrë shmangia e interpelancës dhe mungesa e paraqitjes së përgjegjësive që kanë institucionet shtetërore në këtë rast ministres dhe të kryeministrit.
E është sajuar ajo ngjarje e shëmtuar, ku madje është tejkaluar fjalori nga deputeti i PS, që është njeri që provokon vazhdimisht me një fjalor cinik, sharës dhe në rastin e sotëm edhe fjalor të degraduar", u shpreh Boçi.


