Buxheti 2025/ Rama: Do të kenë mbështetje 164 mijë persona me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama thotë se 164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në buxhetin e vitit 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara

Kreu i qeverisë shtoi se po punohet për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm.

Postimi i Ramës:

164 mijë persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri do të kenë mbështetje në #buxhetin2025

 Programi i Mbrojtjes Sociale synon të përmirësojë cilësinë e jetës për këta qytetarë, duke u ofruar jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe mbështetje për përfshirjen sociale dhe akses në shërbime të specializuara

Punojmë për një Shqipëri me më shumë dinjitet e humanizëm

#KrenarPërShqipërinë
#VetëmPërpara
#SHQIPËRIA2030  Shiko më pak