Teliti: Kartongritësit i thanë jo kafshatës së shqiptarëve dhe pranuan aferat korruptive të qeverisë

Koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorjan Teliti, thotë se kundërshtimi në kuvend i paketës së amendamenteve të propozuara nga opozita, do të thotë t’i thuash jo kafshatës së qindra mijëra  shqiptarë dhe të pranosh aferat korruptive me aferat klienteliste dhe korruptive të PPP-ve apo Portit të Durrësit.

Me anë të një statusi në Facebook, Teliti thotë se vetëm ardhja e opozitës në pushtet mund ta ndryshojë këtë situatë.

Postimi i plotë:

Me PD në qeverisje askush s'do vuajë për kafshatën e gojës!

karton-ngritësit qeveritar në kuvend, të veshur me armani e rroba firmato, me qerpikun që nuk ju dridhej, hodhën poshtë propozimin për vendosjen e minimumit jetik në shqipëri.

I thanë jo minimumit jetik 200 euro,i thanë jo kafshatës së bukës për qindra mijëra shqiptarë në varfëri, ndërkohë që,

I thanë po 143 milionë eurove për kontratat klienteliste dhe korruptive ppp.

Ithanë po 147 milionë eurove për ti cuar dëm te porti i ri në porto romano.

I thanë po rritjes me 25 milionë euro të shpenzimeve operative të lukseve qeveritare,

i thanë po tenderave qindra milionëshe në euro pa garë dhe rrugëve të florinjta në shqipërinë që nxin cdo ditë e më shumë nga mjerimi, i thanë përsëri po gllabërimit dhe abuzimit të kthyer në normë  qeverisëse prej 12 vitesh tashme.

PD zotohet se që ditët e para të qeverisjes së saj, vendosja e minimumit jetik prej 200 euro do jetë një vendim madhor dhe i menjëhershëm.

Vetëm kështu luftohet varfëria, vetëm kështu largohet skamja dhe trishtimi nga sytë e fëmijëve dhe tryeza e familjeve në nevojë dhe pensionistëve shqiptarë.